Janë zhdukur dy fëmijë në fshatin Hajvali të Komunës së Prishtinës para dy ditësh.
Rastin në polici e kanë njoftuar prindërit e tyre. Vëlla e motër janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Hajvali, Prishtinë, 27.12.2019-14:00. Dy ankuesit një femër dhe një mashkull K-Shqiptar kane raportuar se dy fëmijët e tyre të mitur një femër dhe mashkull K-Shqiptar janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com