
Një person ka raportuar në polici se dy fëmijët e tij, djalë dhe vajzë, janë zhdukur, njofton Insajderi.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktimat janë nga fshati Vranjak i Rahovecit.
Rasti është paraqitur të martën e 23 shkurtit, rreth orës 18:22.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport./Insajderi.com