Zhduket 18-vjeçarja nga Peja

Zhduket 18-vjeçarja nga Peja

Një 18-vjeçare nga Peja është raportuar e zhdukur të enjten, njofton Insajderi.

Rastin e ka raportuar nëna e saj, sipas së cilës vajza e saj edhe më parë ka dalë nga shtëpia dhe është gjetur në qytete të ndryshme.

“Pejë 24.06.2021-15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia kishte dalë vajza e saj e moshës 18 vjeçare dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankueses, vajza e saj edhe më parë ka dalë nga shtëpia dhe është gjetur në qytete të ndryshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com