Zhduket 19 vjeçarja nga Obiliqi, familja kërkon ndihmë në gjetjen e saj

Zhduket 19 vjeçarja nga Obiliqi, familja kërkon ndihmë në gjetjen e saj

Një 19-vjeçare nga komuna e Obliqit, është zhdukur që gjashtë ditë, derisa familja nuk di asgjë për vendndohjen e saj, transmeton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur familjarët e saj, e zhdukura ka dalë nga shtëpia të martën e kaluar dhe me vete nuk ka marrë letërnjoftimin e as telefonin, ndërsa është bërë një njoftim publik që kushdo që ka informacione për të, t’i lajmërojë ata.

Motra e Lauretës, Jeta ka rrëfyer për Expressin se ajo punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.

“Motra ime quhet Laureta Kuleta, ajo është larguar nga shtëpia më 3.11.2020, këtë të martë. Pas orës tetë të mëngjesit, ka shku te një market “Toni”  në Shkabaj dhe u largu prej punës. Tani nuk kemi asnjë informacion ku mundet me

qenë, e ka marre rrogën,  200 ja ka dhanë babait 50 i ka marrë, letërnjoftimin dhe telefonin e ka lënë në shtëpi dhe është larguar”, tha motra e Laurtës.

Ndërkaq, një kolege e punës së Lauretës e ka parë atë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve sipas saj iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë Kosovë.

“Shoqja e vetë ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem, ju ka lyp atyre para, e kane dërgu deri në Fushë-Kosovë deri te “Kastrati”, kemi bisedu me ta me i pa pamjet por na kane thënë pa leshu letër policia me i pa pamjet nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës. /Insajderi.com