Zhduket 28-vjeçari nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 28-vjeçari nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

28-vjeçari, Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës është zhdukur, transmeton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur i afërmi i tij, Nijazi Rudi, i cili tha se Jetmir Rudi është larguar nga shtëpia e tij dje rreth orës 17:00.

“Ai ka dalë nga shtëpia e tij dje në ora 17:00 dhe nuk është kthyer deri tash. Sipas nënës së tij Jetmiri i ka thënë asaj se po del për të ecur afër një lumit që e kemi këtu afër”, ka thënë ai për KK.

“Po, rastin e kemi paraqitur edhe në polici. Policia ishte para 30 minutave, i mori disa shënime edhe shkoi. Po presim”, ka shtuar kushëriri i viktimës.

Kushëriri i 28-vjeçarit theksoi se Jetmiri kishte herë pas here edhe disa shqetësime.

“Që një kohë ai ka pasur shqetësime. Edhe nëna e tij më ka thënë që kur ka dalë ka qenë i shqetësuar”.

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij mund të telefonojnë në numrin e telefonit: 044/ 204 484. /Insajderi.com