Zhduket një 13-vjeçare nga Klina

Zhduket një 13-vjeçare nga Klina

Një vajzë e moshës 13-vjeçare nga fshati Klinafc i Klinës është zhdukur, njofton Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj.

“Fsh. Klinafc, Klinë, 21.05.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare ka dal nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas ankuesit, nuk është hera e parë që e mitura largohet nga shtëpia./Insajderi.com