Zhduket një 15-vjeçar në Gjakovë, policia jep detaje

Zhduket një 15-vjeçar në Gjakovë, policia jep detaje

Një djalosh i moshës 15-vjeçare, i quajtur Pal Hiseni, nga Gjakova është zhdukur gjatë ditës së djeshme. Ai ishte nisur për të shkuar në shkollë mirëpo sipas kujdestarit të tij ai nuk kishte shkuar në mësim.

Familjarët e djaloshit e kanë lajmëruar rastin rreth orës 22:30, sipas babait të tij 15-vjeçari kishte dal nga shtëpia në ora 12:00 në mesditë për të shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Policia i ka treguar Insajderit se babi i djalit ka kontaktua edhe kujdestarin e klasës së djalit të tij nga i cili ishte njoftuar se ai nuk kishte shkuar në shkollë fare.

Lirije Podrimaj – Beqiraj, zëdhënëse në policinë e Gjakovës ka thënë për Insajderin se, policia me të marr informatën ka iniciuar rastin ,, Person i zhdukur” dhe ka informuar të gjitha rajonet dhe stacionet policore lidhur me rastin.

“Njësitet policore relevante janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë duke ndërmarr veprime operativo hetimore lidhur me zbulimin e mundshëm të vend ndodhjes së të miturit”, ka shtuar Podrimaj – Beqiri.

Rastin e kanë njoftuar shoqëria e tij, nëpër rrjetet sociale. /Insajderi.com