Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj

Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj

Një 24 vjeçare është zhdukur që 3 ditë nga Skënderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj, njofton Insajderi.

Familjarët e viktimës e kanë raportuar rastin në Polici sonte rreth orës 20:00, ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Tutje në raportin e policisë thuhet që rasti i raportuar është iniciuar si person i zhdukur, si dhe detaje të tjera për rastin në fjalë aktualisht nuk dihen./Insajderi.com