Zhduket një 4-vjeçar shqiptar në Zvicër

Zhduket një 4-vjeçar shqiptar në Zvicër

Mbrëmjen e së enjtes, më 23 maj 2019, një djalë katërvjeçar ka humbur në komunën e Möriken-Wildegg Zvicer. Djali i zhdukur është katërvjeçari shqiptar me emrin Zenel.

Siç konfirmoi policia, ai ishte me nënën e tij në ora 16:30 në një park lojwrash afer vendbanimit dhe u zhduk papritmas. Pas një kërkimi të pasuksesshë, ajo e lajmëroi policinë.

Në veprim është një kontigjent i madh i punëtorëve të shpëtimit. Policia konfirmoi, kërkimi zgjati deri natën vonë. Gjithashtu u përdorë një helikopter me kamera termike të imazhit.

“Gjatë natës jemi detyruar  të ndërprenim kërkimin. Për fat të keq, nuk ka gjurmë të djalit. “Në mëngjes, kërkimi me helikopter vazhdoi”, tha Bernhard Graser.

Pranë parkut të lojërave është një lumë që rrjedhë në Aare. Graser thotë se: “Nuk mund të përjashtohet mundesia që djali ra në lumin që derdhet në Aare. Policia po udhëton me anije, por niveli i ujit është i lartë dhe po e vështirëson kërkimin. »

Djali i zhdukur është katërvjeçari Zenel dhe ka te veshur një bluzë te zezë dhe personat që kanë informacion rreth vendndodhjes së tij kërkohet të kontaktojnë policinë kantonale në Aargau.