46-vjeçari nga fshari Debëllde i komunës së Vitisë, Heset Rrahmani, është zhdukur që nga data 14 janar, ndërsa familja po kërkon ndihmë për ta gjetur, njofton Insajderi.
Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.
Sipas familjarëve personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”.
I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45, mirëpo që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.
“Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokment të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”.
Familjarët thonë se rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës. /Insajderi.com