
Policia njofton se në Prizren është zhdukur një djalë dhe që nga data 03.05 ai ende nuk është kthyer në shtëpi, ka raportuar babi i tij në polici.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se me datën e cekur, djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia ka njoftuar se njësiti përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com