
Një femër nga Ferizaj është raportuar e zhdukur që nga 8 janari, njofton Insajderi.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje, bëhet e ditur se njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin. /Insajderi.com