
Një banor i Komunës së Malishevës ka njoftuar Policinë e Kosovës se motra e tij ka dalë nga shtëpia të shtunën rreth orës 12, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me personin e zhdukur, por ka njoftuar se po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast./Insajderi.com