Zhduket një person në Gjilan

Zhduket një person në Gjilan

Një person është raportuar i zhdukur në Gjilan.

Rastin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull, i cili ka deklaruar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë dhe ende nuk është kthyer në shtëpi.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit vëllai i tij edhe më parë ishte larguar nga shtëpia por prapë ishte kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.