
Një person nga Prizreni, po dyshohet se është zhdukur, njofton Insajderi.
Për zhdukjen e tij, policinë e ka njoftuar bashkëshortja, e cila ka bërë të ditur se që nga data 08 korrik, viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Siç bën të ditur policia në njoftimin e saj të përditshëm, ky rast është regjistruar nga dita e djeshme në rrugën “Albrim Fanaj”, të kësaj komune, ndërsa ende nuk dihet për vendndodhjen e personit të humbur.
“Rr. Albrim Fanaj, Prizren (DM:787-730) 08.07.2020 – 13:00. Më 17.07.2020 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/