Zhduket një person në Prizren, para 10 ditëve është parë për herë të fundit

Zhduket një person në Prizren, para 10 ditëve është parë për herë të fundit

Një person nga Prizreni, po dyshohet se është zhdukur, njofton Insajderi.

Për zhdukjen e tij, policinë e  ka njoftuar bashkëshortja, e cila ka bërë të ditur se që nga data 08 korrik, viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Siç bën të ditur policia në njoftimin e saj të përditshëm, ky rast është regjistruar nga dita e djeshme në rrugën “Albrim Fanaj”, të kësaj komune, ndërsa ende nuk dihet për vendndodhjen e personit të humbur.

Rr. Albrim Fanaj, Prizren (DM:787-730) 08.07.2020 – 13:00. Më 17.07.2020 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull  kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/