Zhduket një qytetar nga Presheva – këto janë detajet e fundit

Zhduket një qytetar nga Presheva – këto janë detajet e fundit

Një qytetar nga Presheva, me inicialet B.O që nga 24 marsi kur ka dal nga shtëpia e tij nuk është kthyer më.

Burime të Gazetës Insajderi, nga Komuna e Preshevës kanë thënë se ata janë duke kërkuar informata lidhur me të, mirëpo ende nuk kanë ndonjë informacion.

Ky burim ka thënë për Insajderin se ai nuk është duke figuruar në karantinat ku serbët mbajnë personat ku zihen personat që kalojnë ilegalisht kufirin.

“Shtabi i situatave të Jashtëzakonshme në Preshevë kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbi të dhëna për të zhdukurin mirëpo, sipas të dhëna të ministrisë të Serbisë, ai nuk ka hyrë në Serbi”, ka thënë një burim për Insajderin.

Ky burim ka thënë për Insajderin se për këtë rast është informuar edhe KFOR-i. /Insajderi.com