
Një vajzë nga fshati Naberxhan i Pejës është zhdukur, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se rastin në polici e ka paraqitur babai i saj.
Ai ka deklaruar në stacionin policor se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti po hetohet.
“Fsh. Naberxhan, Pejë, 06.03.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com