Zhdukja misterioze e peshkaqenëve të bardhë

Zhdukja misterioze e peshkaqenëve të bardhë

Peshkaqenët e bardhë janë prej krijesave më të frikshme të planetit, por numri i tyre është duke rënë në mënyrë alarmante.

Tre vite më parë, 5 peshkaqenë të tillë u gjetën të nxjerrë jashtë detit me plagë të mëdha anash. Veshkat e  tyre ishin nxjerrë jashtë. Sipas kësaj ka dyshme që dy balena vrasëse, Port dhe Starboard, janë gjetur duke gjuajtur peshkaqenë në mënyrë që të mund të ju marrin veshkat e yndyrshme, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ekspertët thotë që balenat predatore kanë kërkuar të hanë veshkat e peshkaqenëve të cilat janë të pasura me vajëra dhe yndyrna, duke u bërë një burim energjie për mamalët detar.

Marian Nieuwoudt, një zyrtar i ambientit tha “Ne nuk kemi pasur kurrë ndonjë rast kur peshkaqenët e bardhë janë zhdukur nga False Bay. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk i dijmë as shkaqet e kësaj zhdukjeje. Ne mbesim me shpresë që peshkaqenët e bardhë do të kthehen në False Bay.”

Frika e tij ishte se si do të ndikohet ekosistemi me rastin e mungesës së tyre.

Zhdukja e peshkaqenëve nuk do të këtë impakt vetëm te ta, por edhe në industrinë e ndërtuar rreth tyre. False Bay është e njohur globalisht, si vendi ku peshkaqenët e bardhë shihen, duke u shëndrruar kështu në një atraksion turistik.

Vizitorët e guximshëm zhyten në kafaze për të parë nga afër predatorët. False Bay është një nga 3 vendet në Afrikë, ku ky aktivitet lejohet./Insajderi.com