“Kur ata më shohin mua, nuk është se ndihen keq... Nganjëherë ministrat nuk më lënë as t’i përfundoj pyetjet. Më ndalojnë fjalën dhe më thonë se unë nuk kuptoj”, thotë Fatos Bytyqi i cili ka 17 vite që kërkon gjetjen e vrasësve të tre vëllezërve të tij. Shkrimi është prodhim i Qendrës për Gazetari Hulumtuese, i botuar në BBC dhe i përkthyer në shqip nga Insajderi.
Kah fundi i qershorit të vitit 1999, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi po shoqëronin një familje rome jashtë Kosovës, në kufirin me Serbinë. Ishte një akt mirësie. Vëllezërit Bytyqi – prindërit e të cilëve e njihnin mirë këtë familje – po ua garantonin kalimin e sigurt të kufirit pasi shumë shqiptarë i shihnin romët me dyshim gjatë kohës së luftës.
Por në afërsi të fshatit Merdare, diçka shkoi keq. Pasi kishin humbur diku rreth vijëz kufitare të pashënuar, vëllezërit u kapën dhe u burgon për dy javë, nën akuzën se kanë kaluar kufirin jashtëligjshëm.
Kur ata u liruan, një makinë e bardhë, pa targa, e cila vozitej nga njerëz me rroba civile po i priste para burgut të Prokupljes. Të tre vëllezërit u dëbuan më pas në një njësi speciale të Policisë në Petrovo Selo, në afërsi me kufirin rumun, dhe qysh atëherë nuk janë parë më kurrë të gjallë.
Për vëllanë e tyre të vogël, në atë kohë ka filluar tragjedia e vërtetë që e mbanë atë ende në kërkim të drejtësisë.
Teksa vëllezërit e tij ishin qytetarë amerikan, të lindur në Illinois, Fatosi ka lindur në Prizren, pasi prindërit u kthyen nga SHBA-ja. Ishte viti 1979 dhe Kosova e Serbia ishin Jugosllavi.
Ylli ishte 19 vjeç kur vëllezërit e tij iu bashkëngjiten Brigadës së Atlantikut, një grup prej 400 ushtarëve shqiptaro-amerikan që u larguan nga Amerika në prill të vitit 1999 për t’iu bashkuar luftës për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
Vëllezërit erdhën shumë vonë në Kosovë dhe nuk luftuan aq, pasi në mesin e qershorit 1999 filloi fushata e bombardimeve të NATO-s që qoi në tërheqjen e forcave jugosllave nga Kosovë, si dhe zëvendësimin e tyre me trupat paqeruajtëse të NATO-s. Megjithatë të tre vëllezërit ishin ende anëtarë të UCK-së.
Në ditën që u arrestuan ata kishin mjete identifikuese sikurse patentën e vozitjes në New York dhe po mbanin në qafë mjetet identifikuese si ushtar, andaj edhe janë arrestuar si të dyshuar për spiunazh.
Disa javë pasi ata janë zhdukur, një grup i të drejtave të njeriut në Beograd, arriti që ti marrë letrat e lirimit të tyre nga burgu. Më pas Fatosi vet vizitoi Prokupljen me nënën e tij, ku ai mësoi për makinën e bardhë. Por atij i mori edhe dy vite kohë për ta bërë të qartë fatin e vëllezërve të tij.
Në korrik të vitit 2001, trupat e tyre u gjetën në një varr masiv në Petrovo. Duart i kishin të lidhura me tela pas shpine dhe ishin qëlluar në kokë. Sipas një agjenti të FBI-së, i cili kaloi gjashtë vite duke e hetuar rastin, lëkura e tyre tregoi shenja të goditjeve elektrike duke lënë të nënkuptohet për një torturë të ushtruar ndaj tyre.
Sot, Fatosi është 37 vjeç dhe është menaxher i një dyqani “7-Eleven” në Hampton Bays në Long Island, pak minuta jashtë New York-ut, aty ku ai ka jetuar dikur së bashku me vëllezërit e tij.
Vëllai i katërt, Iliri, qëndroi gjithashtu në këtë qytet, për të punuar më shumë në mënyrë që ta ndihmojë familjen.
Fatosi është njeri fjalëpakë por shumë punëtor dhe kërkues. Ai për më shumë se një vit rresh ka udhëtuar në Serbi, ku është takuar me kryeministrin, kryeprokurorin për krime të luftës, ministrin e Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë, për të nxitur përpjekjet që të gjenden vrasësit e vëllezërve të tij.
Hetimet janë kryer nga dy hetues serb të ndihmuar nga FBI. Por shumica e kësaj pune të bërë me vite asgjë nuk ka lëvizur.
Tribunali i Hagës është duke u mbyllur dhe Serbia është duke negociuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara e cila dalëngadalë e ka vënë në harresë rastin e vëllezërve Bytyqi.
Por Fatosi nuk është dorëzuar. Ai refuzon të jap dorë.
Natyrisht, zyrtarët me të cilët Fatosi takohet në Beograd i kërkojnë atij të jetë i durueshëm, duke i premtuar se rasti do të zgjidhet shpejt.
“Kur ata më shohin mua, nuk është se ndihen keq. Nëse ata kanë keqardhje rasti do të zgjidhej shumë më herët”, thotë Bytyqi.
“Nganjëherë ministrat nuk më lënë as t’i përfundoj pyetjet. Më ndalojnë fjalën dhe më thonë se unë nuk kuptoj”, shton Fatosi.
Megjithatë ai është i vendosur ta vazhdoj kërkimin.
“Për të punuar në krimet e luftës ndaj vëllezërve tu të nevojitet vetëm pacientit”, thotë vëllai tjetër, Iliri, që e ndihmon Fatosin në hulumtim dhe komunikim.
“Ballafaqimi me gjithë këta njerëz të Qeverisë (në SHBA) dhe posaçërisht në Serbi, të cilët të thonë atë që ti ke dëshirë ta dëgjosh, mund të të zhgënjej shpejt”, thotë ai.
Është e qartë se autorët e krimit ishin në mesin e një numri të kufizuar të njerëzve me qasje në bazën e njësisë speciale të policisë në Petovo Selo, ku edhe u ekzekutuan dhe u varrosën vëllezërit Bytyqi.
Deri më sot, vetëm dy njerëz janë gjetur – Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq – të cilët i kanë transferuar vëllezërit Bytyqi, me makinën e bardh nga burgu i Prokupljes. Ata u akuzuan për ndihmë dhe fshehje të krimeve të luftës, por u liruar njëherë në vitin 2009 dhe më pas në rigjykim në vitin 2012, me arsyetimin se ata kanë luajtur vetëm një rol të vogël në gjithë historinë, duke i shfajësuar për pjesëmarrje në një krim lufte.
Fatos Bytyqi është i bindur se vetëm një njeri është çelësi i gjithë historisë. Ai është gjenerali ne pension Goran Radosavlejeviq i njohur me nofkën “Guri”. Ai ishte komandant i bazës në Petrovo Selo, por vet ai thotë se ishte larg bazës në kohën kur ndodhën vrasjet, ani pse këtë gjë e konteston të paktën një person nga stafi i kësaj baze.
Radosavljeviq është një njeri i fuqishëm. Ai vazhdoi të kryesojë forcat speciale të Policisë së Serbisë, apo xhandarmërinë, siç njihet një versionin zyrtar. Gjithashtu ai është një biznesmen i respektuar dhe një anëtar i Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe, parti e presidentit në largim, Tomisllav Nikoliq dhe atij në ardhje, Aleksandar Vuçiq.
Zyrtarët serb shpeshherë ia atribuojnë mungesën e dëshmitarëve për këtë rast, si fakt që procesi është paralizuar. Fatos Bytyqi, e di që do të jetë e vështirë që të bindet për të dëshmuar kundër një njeriu i cili shfaqet në televizion, ulur afër kryeministrit dhe presidentit.
Në vizitën e tij të fundit në Serbi, vjeshtën e kaluar, Fatosi ishte frustruar.
“Kur diplomatët amerikan takohen me zyrtarët serb ata i pyesin vetëm me ‘Çfarë ka të re në rastin Bytyqi?’. Kjo është shenj që ata nuk po i bëjnë presion Serbisë”, thotë Bytyqi.
“Ata duhet të thonë: Ju keni vrarë tre qytetarë tanë”, thotë Fatosi me zemërim.
“Ata e shohin kryeministrin serb gjatë tërë kohës dhe duhet ta përmendin më shumë këtë rast. Unë udhëtoj 10 orë për të ardhur në Serbi, dhe të planifikoj sesi ti aranzhojë punët e ambasadës me Ministrinë e Brendshme në Serbi”.
Diplomatët amerikan nuk pranojnë të komentojnë. Por në vitin 2014 zëvendësshefi i misionit, Gordon Duguid, vuri në dukej një numër arsyes pse askush nuk ishte akuzuar për këto vrasje.
Sipas tij, transformimi i ngadalshëm i pushtetit të drejtësisë nga i forti tek ligji, rezistenca e vazhdueshme në raport me normalizimin e marrëdhënieje me Kosovën bashkë me hezitimin e serbëve për të dëshmuar kanë ndikuar në ngecjen e zbardhjes të së vërtetës dhe dënimit të autorëve.
Në një nga mbrëmjet e vizitës së tij në Beograd, Fatosi ulet në Zyrën për Drejtën Humanitare, për të parë një dokumentar në lidhje m rastin, që u transmetua në televizion serb, për të vazhduar më pas kërkimin e tij.
Themeluesja 70 vjeçare e kësaj qendre Natasha Kandiq, një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe mbështetëse e fortë e Fatosit,e vlerëson atë pikërisht për “luftën kundër heshtjes”.
Por cilat janë shanset që Fatosi të jetë i suksesshëm në gjetjen e autorëve të vrasjes. Kryeministri Vuçiq tha në vitin 2015 se rasti “do të zgjidhej më shpejt sesa të gjithë mendojnë”.
Të tjerët argumentoj se Serbia duhet të merret me raste më të mëdha të krimeve të luftës, para mbylljes së procesit të pranimit në BE.
Avokati i Bytyqit, Praveen Madhiraju, mendon se Prokuroria mund të ngre një aktakuzë të re por ai nuk shpreson se do të ndiqet penalisht ndonjë figurë e lartë.
Nga 170 raste të ngritura nga Zyra e Prokurorit për Krime Lufte në 13 vitet e ekzistencës së saj, vetëm në gjashtë raste janë ndjekur penalisht, urdhër-dhënësit, sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
“Një mrekulli duhet të ndodhë”, thotë Milica Kostiq nga kjo Qendër. “Ka pak shpresë”, shton ajo.
Por Fatos Bytyqi megjithatë ka shpresë se një ditë do të ketë drejtësi. Ai e vë besimin e tij në Zot.
“Një ditë vrasësit do të gjenden”, thotë ai.
Shkrimi është prodhim i Qendrës për Gazetari Hulumtuese, i botuar në BBC dhe i përkthyer në shqip nga Insajderi.com