Zhvillime dramatike në selinë e LDK-së – vizitë nga ambasadori Kosnett

Zhvillime dramatike në selinë e LDK-së – vizitë nga ambasadori Kosnett

LDK-ja ka pasur angazhime të tjera në 14 vjetorin e vdekjes së ish-liderit të partisë, Ibrahim Rugovës.

Në zyrat e partisë kanë qëndruar sot dy ambasadorët e fuqishëm në Kosovë, ai i ShBA-ve, Philip Kosnett dhe Nicholas Abott, ambasador i Britanisë së Madhe.

Ishte Kosnett i pari që zhvilloi takim me Isa Mustafën dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë, shkruan portali Indeksonline.

Më pas, Nicholas Abott ka dhënë qëndrimin e tij duke zhvilluar takim gati 1 orësh më krerët e LDK-së.

Në orën 14:00, LDK do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohet formimi i qeverisë përmes koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.