
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë mbledhje të enjten, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.
Kjo vjen pas skandalit me manipulim votash dhe pas rinumërimit të disa kutive të kësaj partie.
Madje në media ditë më parë ka qarkulluar një video-incizim ku pretendohet se tashmë ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka blerë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit për t’u bërë deputete.
Pas publikimit të kësaj videoje, Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres dhe nga të gjitha funksionet në AAK. Në këtë pozitë është emëruar Besnik Tahiri, njëherësh zëvendëskryeministër i parë nga radhët e AAK-së./Insajderi.com