Zhvillimet e fundit në KQZ – Vjosa Osmani mban konferencë

Zhvillimet e fundit në KQZ – Vjosa Osmani mban konferencë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të mbajë të shtunën konferencë për medie, lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor, njofton Insajderi.

“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook, në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin për medie.

KQZ të premtën mori vendim për të mos i certifikuar për pesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit tri subjekte politike, Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

Ky vendim u mor për shkak se të tri këto parti nuk i zëvendësuan në listë kandidatët për deputetë që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit./Insajderi.com