Zhvillimet e fundi: Pritet që presidenti t’i drejtohet opinonit publik

Zhvillimet e fundi: Pritet që presidenti t’i drejtohet opinonit publik

Pas konfirmimit të aktakuzës për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, pritet që Thaçi t’i drejtohet opinionit publik.

Nga presidenca thuhet se konferenca fillon në ora 11:30, njofton Insajderi.

“Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 11:30 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 11:30, do të mbajë konferencë për media. Vendi: Hapësira në hyrje të Presidencës”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale pas më shumë se gjashtë muaj ka konfirmuar aktakuzën për njërin ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com