ër konfliktin që po ndodh në mes Izraelit dhe Palestinës, rapor" />

Zhvillimet Izrael – Palestinë: Zaev kërkon dialog

Zhvillimet Izrael – Palestinë: Zaev kërkon dialog

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka hapur temën për konfliktin që po ndodh në mes Izraelit dhe Palestinës, raporton Insajderi.

Në profilin e tij në Twitter Zaev thotë se zhvillimet në Izrael dhe Rripin e Gazës është duke i ndjekur me shqetësim.

Ai thotë se nuk duhet të ketë tolerancë për sulmet mbi civilët nga cilado palë dhe se zgjidhja është dialogu.

“Me shqetësim i ndjekim zhvillimet në Izrael dhe Rripin e Gazës. Jeta e njerëzve është e çmueshme dhe për këtë shkak dhuna duhet të ndalojë. Nuk duhet të ketë tolerancë për sulmet antisemitike. Nuk duhet të ketë tolerancë për sulmet mbi civilët nga cilado qoftë palë. Dialogu është zgjidhja”, shkruan kryeministri maqedonas Zoran Zaev. /Insajderi.com