Zhvillimi ndër vite i Facebook-ut

Zhvillimi ndër vite i Facebook-ut

Marck Zuckerberg kishte themeluar Facebookun në konviktin e tij në Harvard në vitin 2004 dhe sot rrjeti social më i madh në botë u bë 12 vjeçar.

Emri origjinal i Facebookut – The Facebook.com – tash të dërgon në faqen facebook.com, dhe rreth 1 miliardë njerëz e vizitojnë atë në ditë nga kompjuterët apo celularët e tyre, shkruan Business Insider.

Dizajni dhe vetë sistemi i Facebook-ut ka pësuar shumë ndryshime që nga dalja e parë e deri më sot, raporton Insajderi

Këto janë ndryshimet e Facebook përgjatë viteve që nga krijimi:

Faqja origjinale e Facebook-ut dukej kështu në vitin 2004:

Zuckerberg e përshkruante veten jo vetëm si themelues i Facebookut por edhe si Mjeshtër dhe Komandues dhe si Armik të Shtetit.

Në vitin 2005 faqja e grupeve në Facebook dukej kështu:

Për ta krahasuar me atë si duket sot, kjo është një fotografi aktuale  e faqes së grupeve në Facebook:

Në vitin 2005 në ballinë kanë qenë të shkruara të gjitha emrat e shkollave në të cilat facebook-u përdorej dhe përmbante fotografinë e Al Pacinos.

Në fund të vitit 2005 kompania vendosi që ta largojë “The”-n nga emri i saj, duke mbetur kështu vetëm Facebook.com. Kjo i kushtoi asaj 200 dollarë.

 

Profili i Mark Zuckerbergut në vitin 2006

Në vitin 2008 facebooku bëri ndryshim rrënjësor dhe mundësoi opsionin për t’u regjistruar në Facebook.

Në vitin 2009 në ballinë u shtua edhe një fotografi, që me anë të një diagrami pasqyronte botën e lidhur.