Ziadin Sela uron Vetëvendosjen për fitoren e thellë

Ziadin Sela uron Vetëvendosjen për fitoren e thellë

Lideri opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka deklaruar uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se “Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor”.

“Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata”, ka shkruar Sela në Facebook.

Shtoi se kjo fuqi politike do ta ketë edhe përgjegjësinë e saj. /Insajderi.com