Zjarr në lagjen Dardania në Prishtinë

Zjarr në lagjen Dardania në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00 disa baraka në lagjen Dardania në Prishtine janë përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit dhe të gjitha ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti tha për Insajderin se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Rreth orës 10:00 e kemi marrë inofrmatën, për zjarrin ekipet policore bashkë me zjarrëfiksit kanë dal me vendin e ngjarjes për cdo detaj e njoftojmë më vonë”, tha Ahmeti./Insajderi.com