
Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
Në raportin e Ahmetit thuhet se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore nga problemet që u janë shkaktuar nga tymi.
“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, është shprehur Ahmeti./Insajderi.com