Një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri të mërkurën rreth orës 18:00, njofton Insajderi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Rastin për Insajder-in e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore (kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi).
Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com