
Një lokal në qendër të Prishtinës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së mërkurës.
Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./Insajderi.com