Zjarr në një lokal në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Zjarr në një lokal në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Një lokal në qendër të Prishtinës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së mërkurës.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00   është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./Insajderi.com