Zjarr në një lokal në Ferizaj

Në rrethana të panjohura një lokal në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë lokali tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në tërësi kanë shuar zjarrin./ Insajderi.com