Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, vdes një grua

Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, vdes një grua

Në Gjakovë në fshatin Shishman ditën e djeshme rreth orës 22:00, është përfshirë një shtëpi nga zjarri.

Ekipi i zjarrëfikësve ka arritur që ta lokalizojë zjarrin.

Mirëpo si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.