Zjarr në një shtëpi në Ulpianë, dyshohet për një të vdekur

Zjarr në një shtëpi në Ulpianë, dyshohet për një të vdekur

Një person (shtetas i huaj) dyshohet se është djegur brenda një shtëpie e cila është përfshirë nga zjarri në lagjen Ulpianë të Prishtinës.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.

Ai tutje ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për rastin./Insajderi.com