Zjarr në Qendrën Studentore

Zjarr në Qendrën Studentore

Qendra Studentore ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shperthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuarët e ujit sanitar.

Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht.

Në njoftim deklarohet se nuk ka pasur të lënduar. /Insajderi.com