Zjarret: Basha falënderon Kosovën për ndihmën e ofruar ndaj Shqipërisë

Zjarret: Basha falënderon Kosovën për ndihmën e ofruar ndaj Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e ofruar në luftimin e zjarreve.

Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikës vërshuan në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

Zjarret kanë kapluar Shqipërinë dhe është dashur ndihma për t’i shuar ato.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë”, ka shkruar Basha në Facebook. /Insajderi.com