Sindikata e Zjarrfikësve ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, i cili siguroi Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që do të ndajë nga dy paga shtesë për punëtorët e arsimit, njofton Insajderi.
Ndërkaq, nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se asnjë qeveri nuk iu është përgjigjur kërkesave të tyre.
“Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet ne mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri. Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit e zjarrfikësve te Kosovës, te quajtur ‘heronj’”, thotë kjo Sindikatë.
“Zjarrfikësit e Kosovës nuk do te tolerojnë një diskriminim te paskrupullt dhe te pa pranueshëm, prandaj kërkojmë nga Kryeministri ne detyrë dhe ministritë përkatëse qe urgjentisht te analizojnë kërkesat e drejta te zjarrfikësve te cilat i kemi parashtrua dhe kemi kërkua plotësimin e tyre vite me radhe nga secila Qeveri dhe edhe Qeveria Hoti, por nuk u interesuan qe zjarrfikësve tu zgjedhën problemet e akumuluara me dekada”.
Në komunikatën e kësaj sindikate tutje theksohet se do të presin deri me datën 25 janar që Qeveria në detyrë të marrë masa, e në të kundërtën, ata do të protestojnë.
“Apelojmë qe urgjentisht te na pranoni ne takim ku do te diskutonim per kërkesat e zjarrfikësve dhe te analizoni gjendjen e krijuar dhe te veproni drejt sipas obligimeve ligjore qe keni dhe parimit te drejtësisë dhe barazisë dhe jo vendime selektive dhe diskriminuese, përndryshe nëse nuk pranojmë përgjigjeje deri me dt. 25.01.2021 zjarrfikësit do te ndërmarrin veprime Sindikale dhe do te organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës. Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën per te realizuar te drejtat qe ju takojnë me ligj”, përfundoi komunikata e Sindikatës së Zjarrfikësve. /Insajderi.com