
Zjarrfikësit e Kosovës kanë marrë mjetet shtesë për shkak të punës jashtë orarit muajve të fundit.
Këtë propozim në Kuvendin e Kosovës e kishte bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Vlera shtesë për zjarrëfikësit është 972 mijë euro, njofton Insajderi.
“Jam shumë i gëzuar që sot zjarrfikësve të Kosovës u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë euro”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Në vitet e fundit luftuesit e zjarrit kanë pasur pakënaqësi për qasjen e ekzekutivit ndaj tyre. /Insajderi.com