ZKA në Kosovë anëtarësohet në Organizatën Evropiane të Auditorëve

ZKA në Kosovë anëtarësohet në Organizatën Evropiane të Auditorëve

Zyra Kombëtare e Audimit (ZKA), është pranuar sot në Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), transmeton Insajderi.

Siç raporton Kallxo.com, Bordi Drejtues i EUROSAI-it ka mbajtur takim sot, me ç’rast edhe ka miratuar me shumicë votash anëtarësimin me të drejta të plota të ZKA-së në këtë organizatë.

Zyra Kombëtare e Auditimit, kishte aplikuar për anëtarësim në EUROSAI me 24 shkurt 2020, ndërsa shqyrtimi i vendimit për anëtarësim ishte vendosur në agjendën e takimit të Bordit Drejtues të EUROSAIT të planifikuar të mbahej në qershor 2020.

Për shkak të pandemisë me COVID -19 ky takim ishte shtyrë për një kohë, ndërsa takimi u realizua online sot me 12 nëntor 2020. /Insajderi.com