Zogiani i reagon Abrashit për postin e presidentit: Për shtetin edhe Thaçi ishte zgjedh president

Zogiani i reagon Abrashit për postin e presidentit: Për shtetin edhe Thaçi ishte zgjedh president

Anëtari i Lëvzijes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ka reaguar sekretarit të LDK-së, Arben Arbrashit, pasi ky i fundit është shprehur se kërkesa e LDK-së për presidentin është për shtetin e jo për LDK-në.

Zogiani përmes një fotos të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” ka thënë se edhe Thaçi ishte votuar për shtetin.

“Për shtetin edhe Thaçi qe bâ president!”, ka shkruar ai.

Per shtetin edhe Thaçi qe bâ president!

Gepostet von Avni Zogiani am Mittwoch, 15. Januar 2020

Kujtojmë se në vitin 2016 LDK-ja kishte votuar në favor të Hashim Thaçit për ta marrë postin e presidentit.

Zgjedhja e tij ishte kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e sotme duke hedhur gaz lotsjellës.

Pas zgjedhje të 6 tetorit dy partitët LDK-VV janë duke u munduar që të arrijnë një marrëveshje për të qeverisur se bashku, por pasi LDK në ofertë përfshinë marrjen e postit të presidentit kjo marrëveshje është bllokuar/Insajderi.com