Prej ditës së djeshme mbi territorin e Shqipërisë kanë filluar shira me intensitet të lartë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot pasdite dhe de" />

Zonat e Shqipërisë që rrezikojnë të përmbyten nga reshjet e shiut

Zonat e Shqipërisë që rrezikojnë të përmbyten nga reshjet e shiut

Prej ditës së djeshme mbi territorin e Shqipërisë kanë filluar shira me intensitet të lartë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot pasdite dhe deri në orët e para të ditës së nesërme priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës.

IGJEUM bën me dije se në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore.

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat”, bën me dije IGJEUM.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13 / 16 °C, në vendet e ulëta: 12 / 17 °C dhe në vendet malore: 7 / 12 °C.