Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 12 vite burgim ish-pjesëtarin e grupeve kriminale serbe, Zoran Gjokiq, njofton Insajderi.
Gjokiq akuzohet për krime lufte të kryera gjatë marsit të vitit 1999 në lagjen Kristal të Pejës.
Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupi gjykues, gjykatësi Arben Hoti.
Gjokiqi është arrestuar në vitin 2019 dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale se në muajt mars e prill të vitit 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, si pjesëtar i grupeve kriminale, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin hyrë dhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe pasi i kishin maltretuar, plaçkitur e detyruar banorët që të dilnin nga shtëpitë e tyre, i kishin vrarë./Insajderi.com