Zoran Zaev tregon nëse ish-ushtari i UÇK-së do të ekstradohet në Serbi

Zoran Zaev tregon nëse ish-ushtari i UÇK-së do të ekstradohet në Serbi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar ndaj arrestimit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina.

Me këtë rast ai ka thënë se për këtë rast do të respektohet ligji.

“Sundimi i ligjit dhe respektimi i rregulloreve dhe ligjeve ndërkombëtare është normë evropiane, të cilën unë dhe të gjithë ju e përfaqësojmë. Procedura kryhet nga prokurori kompetent, dhe për këtë vendos gjykatësi kompetent, as Zaev as Oliver Spasovski (ministri i Brendshëm), Agim Nuhiu (zëvendësministër i Brendshëm), dhe askush tjetër nga qeveria”, shtoi Zaev, duke thënë se Maqedonia e Veriut, sikurse Serbia, është anëtare e Interpolit.

Kreu ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut shtoi se Shkupi ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës, në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Organet e drejtësisë në Austri dhe Maqedoninë e Veriut, sikurse në Greqi dhe Britani të Madhe marrin vendimin për ekstradim. Institucionet përgjegjëse marrin vendimin në bazë të së drejtës për ekstradim ose jo. Kjo e drejtë e thotë qartë se ai është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë dhe duhet të lirohet nga paraburgimi dhe të mos ndodhë ekstradimi”, shkruan Radio Evropa e Lirë përcjellë Klan Kosova.

Ai demantoj spekulimet se Interpol e konsideron atë si shtetas të Serbisë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Vendi ynë konfirmon se ai është një shtetas i Kosovës dhe ka një pasaportë nga Britania e Madhe dhe Kosova. Më së paku nga ajo që pres është të respektohen ligjet e këtij vendi”, tha Zaev.