“Zoti e Bekoftë Podujevën” – Agim Veliu kërkon edhe një mandat si kryetar

“Zoti e Bekoftë Podujevën” – Agim Veliu kërkon edhe një mandat si kryetar

Agim Veliu është zotuar për suksese të reja nëse arrin të bëhet i pari i Podujevës edhe për një mandat.

Veliu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për se kryesia qendrore e LDK-së tashmë e ka kandiduar për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

“Pas diskutimeve të zhvilluara në teren dhe takimeve që kemi mbajtur me strukturat udhëheqëse, Kryesia Qendrore e LDK-së, më dha besimin që të kandidohem edhe për një mandat për kryetar të Komunës”, ka thënë Veliu.

“Që nga paslufta, në të gjitha proceset zgjedhore të organizuara, LDK ka dalë fituese. Janë bërë investime të shumta, janë realizuar projektet të rëndësishme për qytetarët llapjanë gjatë gjithë këtyre viteve”.

“Vlerësoj lart punën dhe angazhimin tuaj në projektet tona të përbashkëta dhe jam thellësisht i bindur se do ta ruajmë vazhdimësinë me fitoren e radhës. Zoti e bekoftë Lidhjen tonë. Zoti e bekoftë Podujevën”, është shprehur ndër të tjera në Facebook.