Zotimi i Limajt në Leposaviq: Banorët do ta ndjejnë dorën e shtetit  

Zotimi i Limajt në Leposaviq: Banorët do ta ndjejnë dorën e shtetit  

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka qëndruar sot në Leposaviq. Ai ka takuar banorë të fshatrave Koshtove, Cerajë dhe Bistricë, ku është njoftuar nga afër për hallet e tyre. Zëvendëskryeministri Limaj, është zotuar se dora e shtetit do të ndihet në këtë pjesë të vendit. Ai ka thënë se do ta njoftoj edhe kryeminsitrin Haradinaj për gjendjen dhe kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave.

“Është shumë më rëndësi që banorët e këtyre fshatrave t’u ofrojmë kushtet e nevojshme për jetesë. Ju siguroj se do ta keni një zë të fuqishëm në trajtimin e kërkesave dhe shqetësimeve tuaja”, ka thënë Limaj

Limaj ka apeluar tek banorët e këtyre fshatrave të mos i braktisin shtëpitë e tyre, pasi do shteti do t’ua ofroj kushtet e nevojshme për jetesë. Duke shtuar se urgjentisht do të adresojë kërkesat e qytetarëve.

E, në anën tjetër, banorët janë ankuar se janë lënë pasdore nga ana e pushtetit. Banorët thonë se më së shumti kanë nevojë për asfaltimin e rrugës e cila lidh tri fshatrat dhe rregullimin e çështjes se transportit për Mitrovicë.

Limaj poashtu është zotuar se shumë shpejt do të bëhet edhe funksionalizimi i Qendrës se Mjekësisë Familjare dhe Zyrës se regjistrit civil.