Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar të martën se ka ende materiale dhe dokumente të gatshme për t’i paraqitur deri më 27 shtator, kur edhe përfundon afati.
Nga ZPS-ja në konferencën për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thënë se deri tani janë evidentuar disa dëshmitarë dhe kanë paraqitur masat mbrojtëse.
“Që nga konferenca e fundit janë nxjerr 24 pako, dhe disa të tjera janë duke u bërë gati deri më 27 shtator. Kërkesat për masa mbrojtëse janë bërë, materiali në fjalë do të nxjerrët. Pesë dëshmitarë janë bërë të ditur. Presim që raportet të merren brenda datës 27 shtator”, ka thënë prokurorja e ZPS-së.
Nga mbrojtja e të akuzuarve u tha se Prokuroria është vonuar me pakot dhe së fundmi kanë nxjerrë më shumë pako, për të cilat kërkojnë sqarime të hollësishme.
Konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po vazhdon.
Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit./Insajderi.com