Zv.kryeministri flet pas shkarkimeve: Njerëzit e adekuat do t’i vëmë në pozitat e duhura

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka treguar se si do të zëvendësohen të gjithë të shkarkuarit në ditët e fundit me vendit e qeverisë.

Abazi ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet se këta do të zëvendësohen me militantë.

“Njerëzit adekuatë do t’i vëmë në pozitat e duhura”, ka thënë ai Pressing.

“Përkushtimi i qeverisë dhe i kryeministrit është që të respektohen ligjet, dhe të kërkohen njerëzit adekuat për të kryer punët me përgjegjësi”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shkarkuar disa konsuj dhe shërbyes në trupën diplomatike të Kosovës.

Ky ishte vendimi tjetër për shkarkime pas atij për shkarkimin e Bordit të Telekomit dhe koordinatorëve nacionalë.