Zv/kryeministri fton një parti të opozitës t’i bashkohet Qeverisë Haradinaj

Zv/kryeministri fton një parti të opozitës t’i bashkohet Qeverisë Haradinaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar një parti nga opozita që t’i bashkohet Qeverisë Haradinaj. Sipas tij qeveria është e dobët dhe se së shpejti mund të ketë zgjedhje.

Pacolli në RTV 21 e ka quajtur të drejtë kërkesat e LDK-së për zgjedhje.

“Megjithatë do të ishte e drejtë e LDK-së që të kërkojë zgjedhje nëse ata ndihen të fortë, normalisht LDK nuk është parti vetëm e zezë ka kontribuar për këtë vend, por ka kontribuar edhe në proceset e Qeverisë Haradinaj”, ka thënë Pacolli.

Ai më tej ka pranuar se zgjedhjet janë në duar të opozitës, ku pastaj i ka bërë ftesë partive nga opozita që t’i bashkohen Qeverisë Haradinajt.

“Më duket që zgjedhjet e jashtëzakonshme është në duart e opozitës, kështu më duket dhe Kosova mund të shkojë në zgjedhje.  Unë do të ftoja një parti prej opozitës që t’i bashkohet qeverisë, nëse janë patriot  të tregoj se Kosova nuk mund të jetë e varur prej një liste [Listes Serbe]. I bëjë ftesë kujtdo t’i qojmë proceset përpara, kushdo që rreh gjoks dhe thotë se është patriot”, ka thënë Pacolli./Insajderi.com