Zv/kryeministri i Kosovës i çon porosi Erdoganit pas kërcënimit ndaj Haradinajt

Zv/kryeministri i Kosovës i çon porosi Erdoganit pas kërcënimit ndaj Haradinajt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Limaj ka thënë se deportimi i shtetasve turk shpërfaqë më së miri defektet serioze të segmenteve të caktuara të vendit.

Numri dy i qeverisë së Kosovës i ka çuar porosi presidentit turk se askush nuk mund të kërcënojë Kosovën, përveç qytetarëve të saj.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran deh detyre është ta mbrojmë atdheun. Ne respektojmë dhe nderojmë miqësinë që kanë shfaqur vendimet mike. Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë këtë miqësi, por kjo nuk nënkupton se ne do të jemi vazal të një shteti në Kosovë. Porosia ime është që askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënoj kryeministrin e Kosovës, përveç popullit. Asnjë shtet dhe asnjë lider nuk mund të na drejtoj kush duhet të qeverisë në Kosovë”, ka thënë Limaj gjatë një tubimi partiak në Prizren.

Limaj ka thënë se presidenti i Turqisë, duhet ta ketë të qartë se Kosova nuk e shkëmben miqësinë me vazalitet.

“Ne jemi ndier të fyer dhe vlera më e madhe e popullit shqiptarë është mikpritja. Asnjëherë Kosova nuk ka pre në besë dhe nuk ka dorëzuar njerëz siç ka ndodhur ditë më parë dhe kjo nuk është vepër e qytetarëve të Kosovës, por e dyshuar nga agjenda të dyshimta”.

“Kjo që ka ndodhur para dy ditë se ka segmente të cilat duhet të lirohen nga gjenda të panjohura të dyshimta të cilat nuk janë në shërbim të vendit. Ajo që ka ndodhur para disa ditëve nuk do të përmbyllet vetëm më shkarkime. Ne nuk do të ndalemi, por do të hetojmë deri në fund dhe me asnjëherë në Kosovë nuk guxojnë të ndodhin veprime të tilla. Këto veprime nuk përfaqësojnë interesin e Kosovës, por të individëve të caktuar”, ka shtuar Limaj